Gazetari Armand Shkullaku ka folur me tone të ashpra dhe ironike mbi situatën aktuale në Shqipëri. Për këtë situatë ai bën fajtor pikërisht parlamentin shqiptar.
I ftuar në emisionin Opinion, Shkullaku u shpreh se parlamenti shqiptar nuk ka vetëm cilësi të dobët, por është plotësisht "i tredhur" nga kryeministri Rama.
Madje gazetari u shpreh në mënyrë të hapur se Rama ia ka marrë k*qet 128 burrave dhe ia ka shtrydhur. Ai shtoi se në Parlament votohet ça do Rama.
Ai shprehet:
Këtu mat forcat, me sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura. Si mund të hapësh partinë me lista të mbyllura. Me lista të mbyllura deputeti nuk nuk është aty për aftësi të veta, por se e fërkon kryetari. Parlamenti sot nuk është i dobët, por është i tredhur. Ia ka marrë koqet Edi Rama sot dhe ia ka shtrydh. Me 100 e ca vota pro Edi Ramës dhe kulmi kjo ka për të hyrë në historinë e Shqipërisë, të botës që nga një këshill politik do dali një letër, do i shkojë parlamentit të sovranit dhe ai do të thotë ‘en daksi"