‘Plas sherri’/ Pedagogu i drejtohet Ralf Gjonit: Çdo në Parlament ti mor vëlla?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2020, 23:33

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme, midis deputetit Rafl Gjoni dhe pedagogut Fitim Zekthi. Gjoni është përlasur me pedagogun gjatë emisionit ‘Opinion’.

Pedagogu Fitim Zekthi është shprehur se ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve dhe më pas i është drejtuar Gjonit duke i thënë ‘Çdo në Parlament ti mor vëlla?’

Po ashtu gjatë fjalës së tij pedagogu i ka thënë Gjonit se fakti që ai bërtet nuk tregon se ai është i ndershëm.

Ndërsa Gjoni i ka thënë të hapin listat dhe se ai nuk kërkon asgjë më shumë se sa të dal e të garojë i lirë dhe i barabartë me të tjerët.

Pjesë nga debati:

Fitim Zekthi: Edhe sikur të ketë qenë rezultat i drejtë, në 2017 u votua të ketë 43 deputetë PD që nuk ka asnjë, të ketë 18 deputetë LSI që nuk ka asnjë.

Ralf Gjoni: Si s’ka mo?

Fitim Zekthi: Jo nuk ka.

Blendi Fevziu: Ralfi a nuk është i LSI?

Fitim Zekthi: Ai tha nuk jam i LSI!

Ralf Gjoni: Nuk është për fajin tim që LSI na ka ekskomunikuar si Kisha Katolike.

Fitim Zekthi: Ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. A kanë votuar partinë njerëzit? Partia ka dalë nga Parlamenti! Çdo në Parlament ti mor vëlla?

Ralf Gjoni: Unë jam futur nga lista e LSI. Nuk jam unë që jam larguar nga LSI. Është LSI që është larguar nga Parlamenti.

Fitim Zekthi: Votuan deputetët përpara teje.

Ralf Gjoni: Jo jo, mos gënje këtu ti. Po nuk haesh do me mua ti. Unë kam qenë i 11-ti në listë. Prandaj po them unë lista të hapura. Hajde masim forcën elektorale. Hajde e masim, hajde pra futemi me të hapura.

Fitim Zekthi: Mazhoritar miks.

Ralf Gjoni: A do t’i hapim listat? I hapim listat! Pse s’keni këllqe? Hajde mo dalim në garë. Unë nuk po kërkoj asnjë gjë më tepër se sa të dal e të garoj i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Hajde mo hapi listat. Hajde pra. Ore jeni demokratë ju apo jeni komunistë?

Fitim Zekthi: Fakti që bërtet nuk je më i ndershëm.

Ralf Gjoni: Hajde dalim garojmë me lista të hapura.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit