Babai i Alvin Berishës, akuza të rënda qeverisë: Në kampin e ferrit në Siri janë 25 fëmijë shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2020, 23:13

Vogëlushi Alvin Berisha rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me historinë e hidhur të tij. Ai mundi të largohej nga kampi i ‘ferrit’ në Siri.

Kujtojmë këtu se në këtë kamp, ai shkoi më nënën e tij e cila nuk jeton më. Ajo shkoi në Siri dhe mori dhe të birin me vete.

Së fundmi babai i Alvinit ka thënë se ishte më fat që jeton në Itali sepse ndryshe nuk do ta kishte gjetur djalin e tij.

Po ashtu ai ka thënë se në kampin e Al Hol-it në Siri janë dhe 25 fëmijë të tjerë shqiptarë dhe se askush nuk ka bërë asgjë për ata. Në fjalën e tij, ai thotë se për ta nuk ka qoftë edhe një letër.

Ai ka thënë:

Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër, Nuk është interesuar fare. Unë kam kontakte me të gjithë ata të kampit. Askush nuk ka shkuar për ata fëmijë. Falë zotit unë jam në Itali dhe ata kanë bashkëpunuar me ata që kam dhënë unë. Shkuam në shtator. Ishte e pamundur sepse duhej një autoritet shqiptar që ta merrja Alvinin dhe unë u ktheva. I kërkova përsëri shtetit italian dhe u shpëtua Alvini. Falë Zotit qëllova në Itali. Unë kam çdo ditë kontakte me kampin Al Hol dhe ata thonë se shteti nuk ka bërë asnjë letër. Unë jam interesuar dhe i njoh shumë mirë ata dy fëmjët Dumani. Ata janë atje. Unë edhe sot kam folur me presidentin e kryqit të kuq ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë letër për 25 fëmijët shqiptarë që ndodhen atje.‘‘

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit