‘Një mish mash’, analisti Lubonja: Në Shqipëri nuk ka Parlament, e pashpresë situata

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 22:58

Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme krizën politikë në vend dhe jo vetëm. I ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, ai tha se ka një kontradiktë të madhe mes dy forcave politike.

Teksa fliste për situatën problematike në vend, analisti theksoi se interesi i PS është që të thotë se kriza u kapërcye. Nga ana tjetër, Lubonja tha se opozita po përdor dy gjuhë.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka parlament dhe të dyja palët e kanë fajin. 'Një mish mash, situata e pashpresë', përmbyll deklaratën e tij analisti.

Lubonja u shpreh:

Një kontradiktë e madhe vihet re mes dy forcave. Ervin Bushati thotë se ne jemi të kënaqur që u arrit marrëveshja. Kemi në krahun tjetër përfaqësuesin e PD zotin Bylykbashi që thotë se jemi në një krizë, edhe politike të thelluar. Atëherë më thoni ju mua se çfarë është kjo marrëveshje? Për mendimin tim, interesi i PS është që të thotë se kriza u kapërcye, Europa thotë kriza u kapërcye dhe do të hapim negociatat, për qëllime gjeo-politike e jo interesa të Shqipërisë. Tani halli i madh është tek opozita, që në njërën anë ndihmon në këtë kapërcim krize, nga ana tjetër kriza po thellohet tani o njëra o tjetra. Kjo tregon se opozita përdor dy gjuhë. Nëse do e bëjnë me ligj, atëherë duhet me parlament. Tani edhe brenda edhe jashtë, nuk shkon. Është qesharake që në Shqipëri nuk ka parlament dhe të dyja palët e kanë fajet. Është një mish mash. Situata është e pashpresë, por jo serioze e ka thënë Churchilli.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit