Salillari, “qengji” që thithi nga “nënat” Berisha-Rama miliona euro të buxhetit të shtetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 21:34

Oligarkët e marrë nga Edi Rama si “paketë trashëgimie” nga paraardhësi i tij Sali Berisha kanë përfituar të gjitha punët publike në këtë vend, duke futur në llogaritë e tyre bankare miliona euro. Pëllumb Salillari nën qeverisjen e PD dhe të PS ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 200 milionë euro punë publike. “Zotësia” e tij e vetme është se ka ditur të qëndrojë brenda “oborrit” të qeverisë dhe pse jo, të paguajë ‘mirëbërësit’ e tij. Nuk mbetet pas as Erion Veliaj, si “donator” i Pëllumbit.

Kryeministri Edi Rama ka krijuar një rreth të mbyllur me biznesmenë, oligarkë klientë të tij, të cilëve u jep të gjitha punët publike në vend, me vlerë miliona euro.

Eshtë e pamundur të hapësh një “dritare” sado të vogël në “rrjetën” që rrethon këtë grusht oligarkësh, në mënyrë që dikush nga biznesi jashtë listës së miqve të kryeministrit të përfitojë ndonjë tender në territorin shqiptar, shkruan "pamfleti.net"

Dhe ironia e fatit është se ky grup oligarkësh është marrë nga Edi Rama si “paketë” trashëgimie nga paraardhësi i tij kryeministër Sali Berisha. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që të njejtët biznesmenë, mes të cilëve Fusha, Gjoka e nipi i tij, Ulaj dhe Salillari, janë të njejtët përfitues të miliona eurove nga buxheti i shtetit, në qeverisjen e Berishës dhe tani me qeverinë Rama.

Një ndër këta “qengja” që rrinë “urtë” dhe thithin me kapacitet të plotë të dy “nënat”, më parë qeverinë e Berishës dhe tani atë të Ramës, është Pëllumb Salillari.

Ish fatorinoja ia ka marrë dorën akaparimit të punëve publike, duke mos u ‘shkulur’ nga oborri kryeministror për gati një dekadë e gjysmë dhe duke përfituar tendera që nga qeverisja qëndrore ashtu dhe në atë vendore.

Vetëm në qeverisjen socialiste Salillari ka përfituar mbi 100 milionë euro tenderime të mëdha, duke u renditur në “top-listën” e oligarkëve të rrethit të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që në tre vitet e fundit përfitimi nga arka e shtetit ka qënë në vlerën e mbi 80 milionë eurove, çka do të thotë se ka një tendencë rritje nga viti në vit të përfitimit nga buxheti.

Një nga punët më të mëdha nën qeverinë e Ramës, Salillari e ka marrë më 1 janar 2017, teksa nënshkroi kontratën 5-vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në Jug të vendit.

Kompania e tij u shpall fituese e tenderit, duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin. Por megjithëse po bëhen gati tre vite, mungesa e sinjalistikës, kufizueset anësore dhe mungesa e vijëzimit dhe gjithçka tjetër për të cilat Salillari ka marrë paratë, s’janë bërë.

Ia vlen të theksojmë se këtë kontratë Salillari e mori nga Rama, me “bekimin” dhe të aleatit të tij në atë kohë në qeverisje Ilir Meta, përmes drejtorit të Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, i cili hyn dhe del nga burgu për miliona euro abuzime.

Por nuk është mjaftuar vetëm me këto punë Salillari. Ai ka shtrirë kthetrat dhe në bashkinë e Tiranës ku ka bërë Pazarin e Ri, Terminalin e Transporteve dhe ka marrë shumë tendera të tjerë, duke e kthyer në vendet e para në klasifikim për nga shkalla e përfitimit në kryeqytet.

Më konkretisht, Salillari mori nga Erion Veliaj kontratën për rikualifikimin e Pazarit të Ri (Markata e Mish-Peshkut, Restaurim i 4 objekteve dhe Rikonstruksion i fasadave përreth Sheshit Avni Rustemi dhe pajisjet), të financuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve me një vlerë 166 894 676 lekë të reja. E përkthyer në monedhën europiane, afërsisht 1.3 milionë euro.

Por Veliaj me sa duket është “penduar” për vlerën e dhënë më parë, duke e cilësuar të vogël pasi ka bërë dhe një shtesë kontrate për këtë qëllim. Bëhet fjalë për “Rikualifikimin urban të sheshit “Avni Rustemi” dhe “Pazarit të Ri”, Loti II: “Rikonstruksioni i Markatës Mish – Peshkut në sheshin e Pazarit të Ri” me një vlerë totale prej 109.038.050 lekë ose afërsisht 1 milionë euro.

Sërish Salillari nuk është mjaftuar me këto para nga taksat e qytetarëve në Tiranë për të njejtin objekt, duke përfituar dhe një shtesë tjetër kontrate “Rikualifikimi i Pazarit të Ri ( Markata Mish- Peshkut, restaurimi i 4 objekteve dhe rikonstruksion i fasadave përreth sheshit Avni Rustemi dhe pajisjet) me vlerë totale prej 199287451 lekësh ose 1.7 milionë euro.

Pavarësisht se as “rrufeja nuk bie gjithnjë në të njejtin vend”, Veliaj i jep Salillarit miliona euro vetëm për Pazarin e Ri dhe pjesës përbërëse të tij, duke copëzuar banalisht fondin.

Dhe si të mos mjaftonin paratë e marra për pazarin e ri, Salillari merr nga bashkia e Tiranës dhe tenderin për “rikonceptimin e parkut të lojrave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit, me një vlerë prej 276 503 894 lekësh ose afërsisht 1.8 milinë euro.

Njëherësh nga viti 2015 deri në vitin 2019 ka marrë mbi 24 tendera në 8 bashkitë kryesore dhe më me interes në këtë vend, me një vlerë që shkon miliona euro.

Ndërsa merr përsipër sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Mertish- 3 urat” në bashkinë e Divjakës, me një fond prej 317 milionë lekësh ose afër 3 milionë eurosh.

Por Salillari mori dhe nga qeveria Berisha para pa fund nga punët publike, mes të cilave ka qënë nënkontraktor për TEC-in e Vlorës, ku mori 6 milionë euro. Të gjithë e dinë rezultatin e këtij “investimi”, Termocentrali i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë.

Berisha i dha “Salillarit” dhe by-pasin Plepa-Kavajë- Rrogozhinë, ku për vitin zgjedhor 2011 mori plot 1.7 miliardë lekë ose 15 milionë euro, duke realizuar punime jashtë standardit, me të cilat përballen çdo ditë qytetarët.

Dhe për punët e pabëra të dhëna nga qeveria e Berishës, bëhej fjalë për 27 kontrata të tjera, u pagua një më një më pas nga qeveria e Ramës, duke arritur në vlerën e 4 milionë eurove.

Në përfundim, Pëllumb Salillari e ka masakruar buxhetin e shtetit në të dyja qeverisjet, duke përfituar miliona euro, madje dhe për punë të pabëra. “Zotësia” e tij e vetme është se ka ditur të qëndrojë brenda “oborrit” të qeverisë dhe pse jo, të paguajë ‘mirëbërësit’ e tij Berisha dhe Rama.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit