Firma “4-AM” e Ardit Metalisë, “maska” e oligarkut Ulaj, që merr 40% të tenderëve “VIP” nga Rama-Veliaj

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.01.2020, 21:26

Më 26 e 31 dhjetor 2019, kur banorët në Durrës-Thumanë, ulërinin nga të ftohtit në çadra; Rama i ka dhënë 2 miliardë lekë për emergjenca përmbytjesh e jo tërmeti/ Sekseri që ka futur këtë oligark të heshtur, në “tepsinë” miliardave të qeverisë e Bashkisë “Veliaj” e me urdhër të tyre, në të gjithë tenderët e institucioneve shtetërore; është drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla.

Pas skandalit të tenderit 30 milionë euro tek “Unaza e Re-OST” me firmën fantazmë “D.H Albania” të nipit Avdjol Dobi; oligarku Bashkim Ulaj nuk po shfaqet më, si aktor publik në lojën me tenderët dhe PPP-të qeveritare, raporton pamfleti.

Por faktet tregojnë, se ai është akoma brenda kësaj loje, në pazar aktiv me Ramën e Veliajn, duke përdorur një tjetër firmë, mik e ortak nga Thumana; pas të cilit, po maskohet siç maskohej pas firmës gjoja amerikane “D.H Albania” dhe “Biba-X” e “Vëllezërit Hysa”.

Bëhet fjalë, për firmën “4-AM”, me administrator zyrtar, Ardit Metalinë, po nga Tropoja; i cili, sipas skedës së tenderëve e PPP-ve, rezulton se është “oligarku i heshtur” i kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj e bashkive të tjera, në fondin “1 miliard euro” të zhvillimit të rajoneve.

Sipas Thesarit të Shtetit, firma “4-AM”, rezulton se është (për)fituese e 40% të tenderëve “VIP me fonde publike; që bënë kryeministria, ministritë, kuvendi, Bashkia Tiranë e 12 bashkitë e mëdha, FSHZH, OSHEE, KESH, OST, qendrat spitalore etj.

Nëse shikon procedurat e tenderëve, konstaton se në garë marrin pjesë firmat ndërtuese “kukulla”, që në 6 vitet e “rilindjes” i ka përdorur sa për numër Bashkim Ulaj; madje shpesh edhe vetë “Gener-2” e oligarkut Ulaj, duke garuar qëllimisht me oferta “zero lekë”, me dokumente të mangëta, ose oferta 20-30% më të larta se fondi limit.

Ndërsa, nëse krahason fondet limit, me vlerat që firma “4-AM” e elekricistit Ardit Metaliaj; ose me saktë Bashkim Ulaj shpallet “fitues”, rezulton se 70% e tyre janë marrë me 1-2% ulje nga fondi limit; ndërsa 30% me krejt fondin që kanë paracaktuar Rama, Veliaj, Dako, Sejdini, Lleshaj, Gjoni, Xhafaj, Gjiknuri, Beqja, Ahmetaj, Manastirliu, Çuçi, Klosi, Xhaçka, Nikolla, Balluku etj.

Mos u çuditni, por në datat 23 e 31 dhjetor 2019, kur qindra familje në Durrës, Krujë e Thumanë, luteshin për strehë; kryeministri Rama, ka urdhëruar ministren Xhaçka, që t’i paguaj firmës “4-AM”, vlerën 2 miliardë lekë, për gjoja emergjence përmbytjesh lumore pa kryer ende punimet; kur emergjenca është tërmeti.

E sikur të mos mjaftonte kjo; po kryeministri Rama, në datën 23 dhjetor 2019, ka urdhëruar ministren Anila Denaj; të paguante për llogari të firmës “4-AM”, vlerën 330 milionë lekë, për lyerjen dhe ri-modelimin e fasadave të shkollës profesionale “Sahli Caka”-Elbasan.

Nuk është çudi, as fakti që punimet në objekte, kryhen me punonjës e mjete të firmës “Gener 2” të oligarkut Bashkim Ulaj; i cili nuk është as bashkim operatorësh në tender dhe as n/kontaktor i “4-AM”; por ndoshta, ngaqë janë krushq e brenda kangjellave të biznesit në Thumanë.

Fijet e Ramës dhe Veliajt, me “oligarkun e heshtur” të firmës “4-AM shpk”, i mban Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë; që sipas dosjeve, rezulton se i jep kësaj firme, nga 5-7 tendera të “majmë” në muaj.

Madje thuhet, se me drejtorin e UKT, përveçse ndajnë 88 milionë lekë në muaj mirëmbajtje tuneli “Kalimash” që i jep ARRSH; oligarku i “4-AM shpk”, Ardit Metaliaj, Bashkim Ulaj e Redi Molla i Ujësjellësit-Tiranë; janë ortakë edhe në një Pike Tregu-Karburanti në Farkë; të lejuar nga Erjon Veliaj e Blendi Klosi, me Vendim nr. 53/19, datë 26.09.2019 dhe Kod Leje Mjedisore 964. Kaq për sot.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit