Analisti nga Kosova: Padia e Ramës ndaj Haradinajt mund të sjellë distancë mes dy popujve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 21:24

Analisti i njohur nga Kosova, Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri por edhe në vendin e tij të lindjes. Ai shprehet për RTV Ora se marrëdhëniet mund të distancohen, duke u pasqyruar edhe në dy popujt.

Sipas analistit, marrëdhënia mes vendeve shkon përtej Ramës dhe Haradinajt, duke iu referuar kështu edhe padisë së ngritur nga kryeministri i Shqipërisë.

Ai tha:

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës mendoj se janë përtej kryeministrave të tyre. Mendoj se janë marrëdhënie mes dy popujve që kanë një kulturë të njëjtë ose shumë të ngjashme. Megjithatë kjo bën dëm në marrëdhëniet institucionale që i kanë dy vendet, që në të ardhmen mund të reflektojnë edhe në distancën mes dy popujve.

Në lidhje me situatën në Kosovë, Gjinovci foli për zhvillimet më të fundit.

Rron Gjinovci theksoi:

Kjo është herë e parë që negociohet mes partive pa ndërmjetësues ndërkombëtar dhe siç duket nuk janë pjekur kushtet që këto negociata të zhvillohen vetëm ndërmjet partive. Në fillim kishte diskutime për parimet qeverisëse, kur erdhi puna për ndarjen e përgjegjësive partitë nuk po merren vesh. Me refuzimin e fundit të LDK për një ofertë të VV ka shumë gjasa që ne të shkojmë në zgjidhje sërish.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit