U qëllua me breshëri, gjenden 13 predha në shpinën e biznesmenit Guxim Gjyriqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 21:05

Të tjera detaje dolën në dritë ditën e sotme nga ekzekutimi i biznesmenit Guxim Gjyriqit në Tropojë. Ka qenë gazetari investigativ, Artan Hoxha i cili ka publikuar një video nga eleminimi i tij, ku shfaqeshin edhe autorët duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Mirëpo, Hoxha theksoi se Gjyriqi u qëllua me breshëri, ku u gjetën 13 predha në shpinën e tij. Ai shtoi se një nga predhat ishte ngulur në beton, ishte në vendin e ngjarjes akoma. Gazetari tha se në trupin e tij është shkarkuar i gjithë karikatori.

Gazetari tha:

Ajo që kam vënë re në skenën e krimit, aty kishte ende gjurmë gjaku, në momentin që tregohet me shigjetë. Madje një nga predhat ishte ngulur në beton, ishte në vendin e ngjarjes akoma. Afrimi i tij ka ardhur nga mbrapa makinës dhe e ka gjetur pas shpine viktimën, duke qenë se fizikisht Guximi ishte i fuqishëm është qëlluar disa herë në drejtim të tij, është hedhur i gjithë karikatori. Autori e ka bërë këtë gjë për të mos pritur edicionet e lajmeve mbijetoi apo jo, por për ta marrë pagesën.

Më tej, Hoxha tha thënë se avantazhi i autorit ose autorëve për vrasjen e Gjyriqit ka qenë fakti se ka pasur erëra shumë të forta.

Ai theksoi për Abc news:

Viktima ka 13 predha në trup, madje është qëlluar edhe gjatë kohës që ka qenë në këmbë, por edhe në kur ka rënë në tokë, i ka të gjithë plumbat pas shpine. Nuk është e vërtetë që ka folur vrasësi me viktimën, askushnuk e ka dëgjuar. Autorët, apo autori ka patur edhe një avantazh tjetër, ka pasur një erë shumë të fortë. Zakonisht kur ka erë i zbut zhurmat e armëve dhe për më tepër kur ka erë të fortë. Për më tepër kjo ka bërë të ketë dyshime nëse është përdorur silensiator, prandaj njerëzit nuk i kanë dëgjuar të shtënat, por ka qenë era e fortë që ka bërë që banorët të mos dëgjojnë të shtënat. Viktima është gjetur pas 40 minutash nga nipi i vet, spitali është shumë afër, ndoshta kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që ai është qëlluar aq shumë. Ai ka shkuar në spital me jetën e humbur. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka kujtuar që ishte një i dehur që ishte shytrirë, se ndodhej se ishte mes makinës dhe karriges së lokalit. Më vonë kur ka shkuar njeriu i vet ka njoftuar policinë. Ky 40 minutëshi i humbur u ka dhënë kohë autorëve të largohen nga skena e krimit. Dyshimet e deritanishme janë edhe nga mënyra se si ka ndodhur edhe nga mjetet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit