Lumi ‘Gjanica’ po aq i ndotur: Vetëm beton hodhën ata të Bashkisë, uji është i zi akoma

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2020, 20:51

Lumi ‘Gjanica’ që përshkon disa fshatra në rrethin e Mallakastrës dhe qytetin e Fierit prej shumë kohësh i ndotur nga derdhja e mbetjeve të naftës në të.

Kurse prej disa muajsh kanë nisur të bëhen punime nga Bashkia e Fierit për të rregulluar lumin ‘Gjanica’. Por një banor i qytetit të Fierit ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe thotë se bashkia ka hedhur vetëm beton, në dy anët e Gjanicës dhe ka bërë disa ura, vetëm kaq.

Po ashtu ai tregon se ngjyra e ujit të lumit ‘Gjanica’ vazhdon të mbetet po e zezë dhe se ndotja ndihet edhe në ajër.

Mesazhi i tij:

Ca behet keshu ore, vetem beton hodhen ata te bashkise, e ja Gjanica prape me ujë me ngjyre te zeze. Uji eshte i zi akoma. Ne darke nuk hap dot dritaret, ne mengjes po te kalosh afer nuk merr dot fryme. Njesoj e ndotur sa ka qene eshte.’’

Kujtojmë këtu se lumi ‘Gjanica’ është i ndotur prej shumë vitesh dhe se asnjë masë nuk është marrë. Problemet që shkakton ndotja janë të mëdha, jo vetëm në mjedis por edhe në shëndetin e personave që jetojnë afër pellgut të saj.

Uji i lumit ‘Gjanica’ ëshë blu vetëm në një projekt 3D që ka publikuar Bashkia e Fierit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit