Agim Kajmaku ‘stërmundon’ policinë? Dështojnë operacionet e radhës për gjetjen e tij

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 20:23

Mesa duket, gjetja e Agim Kajmakut qenka një proces shumë i vështirë për policinë e Lleshit. Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës vijon të kërkohet pasi akuzohet për një sërë veprash penale.

Mirëpo, theksohet se operacionet për kapjen e tij u zhvilluan më së tepërmi në Fushë-Prezë, në banesën e tij dhe duke vijuar edhe me bizneset. Por sërish nuk ka asnjë gjurmë nga Agim Kajmaku. Si është e mundur? Kaq e paaftë është policia?

Sipas sistemit Tims, rezulton se 49-vjeçari nuk ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nga data 11 nëntor, ku edhe u zyrtarizua shpallja në kërkim.

Agim Kajmaku konsiderohet nga policia si një ndër njerëzit më të kërkuar për momentin, për të cilin kanë dështuar dhjetra operacione. Në anën tjetër, ish-kryebashkiaku vazhdon të komunikojë me avokatin e tij nën hundën e policisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit