Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Mediat britanike raportojnë se Interi ka arritur të sigurojë shërbimet e Christian Eriksen.
Kalimi i tij tek Interi përflitjej prej kohësh, ndërsa tani thuhet se gjithçka është e kryer dhe mungon vetëm zyrtrizimi.
Mësohet se agjenti i lojtarit gjendet në Milano për të përmbyllur marrëveshjen e transferimit të futbollistit danez tek klubi i Interit.
Zbulohet se drejtuesit e Interit do të paguajnë në xhepat e Tottenhamit, plot 18 milionë euro për kartonin e Eriksenit.
Zikaltërit janë me fat, pasi danezit i mbaronte kontrata në qershor me londinezët, ndaj ata e lanë të lirë që tani mesfushorin e njohur.