Anjeza në shërbim të Liderit Suprem, kameramane profesioniste me iPhone ndjek Ramën hap pas hapi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2020, 20:07

Kryeministri Rama vijoi ditën e sotme "show-n" e radhës me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, të cilët prej dy muajsh vijojnë të përballen jo vetëm me dramën që la pas tërmeti, por edhe me batutat pa shije në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, e cila tregon takimin e Ramës jo nga kamera e ERTV, por nga një tjetër kënd. Ai gazetaresk, që i njeh planet më mirë se një montazhier për ta nxjerrë liderin suprem bukur në sytë e popullit.

Ajo që bie në sy në këtë video është edhe "ushtria" e kameramanëve dhe fotografëve personalë të Ramës, të cilët e ndjekin nga pas në çdo takim dhe event që kryerilindasi zhvillon. Çdo takim i Ramës, përveç daljeve publike për mediat, është ekskluzivitet i stafit të ERTV, televizionit të kryeministrit (rast ky unik në botë).

Në video mes kamaremanëve dallohet edhe dora e moderatores e gazetares rilindase Anjeza Maja, e cila la profesionin e saj që e ushtronte prej vitesh, për t'iu dedikuar tërësisht ERTV-së.

E kujdesshme me dorën, Anjeza, një prej mikeshave gazetare më të afërta të kryeministrit, kujdeset me iPhonen e saj që Rama të dalë sa më qartë dhe sa më bukur para popullit. Kjo nuk është hera e parë që Maja kujdeset për imazhin e Ramës dhe Veliajt, në disa momente të fiksuara pak kohë më parë ajo rrezikonte të pësonte ndonjë frakturë vetëm e vetëm për të shkrepur foton perfekte.

Maja, njihet edhe për shoqërinë e ngushtë me pronaren e portalit "Tirana Post" të Veliajt, Mira Kazhanin. Moderatorja ishte bashkë me Kazhanin, kur kjo e fundit aksidentoi rëndë një 17-vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës, ngjarje e cila u mbulua me profesionalizëm për mediat.

"Mikeshat mavi" janë vënë në shërbim të qeverisë, jo vetëm me propagandë Rilindase në portalet e rrjetet e tyre sociale, por pas kësaj videoje, me përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në punën e tyre si kameramane, mund të themi pa frikë se e meritojnë të paguhen nga taksat tona.

Videoja ku tregohet profesionalizmi i Anjeza Majës në shërbim të liderit suprem

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit