Një nga talentët më të mëdhenj sot për sot në ekipin e Kosovës është edhe Edon Zhegrova. Futbollisti aktivizohet te Bazeli në kampionatin zvicerian dhe momentalisht po kalon një formë fantastike.
Veprimet e tij në fushën e lojës, ngjasojnë me ato të yllit argjentinas Lionel Messi.
Këtë, Zhegrova e ka vërtetuar së fundmi, ku mjafton të shohim golin që shqiptari i Kosovës, ka realizuar në miqësoren ndaj rumunëve të Steauas së Bukureshtit dhe do bindemi plotësisht.
Zhegrova ishte heroi i këtij takimi, pasi në minutën e 86-të, me një veprim spektakolar shmangu 2 kundërshtarë dhe me të majtën e dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar fitoren Bazelit.
Nese e sheh me vëmendjen, duket një gol "alla-Messi"...