UEFA ka publikuar së fundmi edhe formacionin më të mirë të vitit 2019-të, i cili u bë publik ditën e djeshme. Megjithatë, hije dyshimi janë ngritur edhe për këtë formacion të formuluar nga instituti më i lartë i futbollit europian.
Sipas “Daily Mail”, ka dyshime, se në momentet e fundit është bërë një ndryshim, duke lënë jashtë më të mirëve mesfushorin e Çelsit Ngolo Kante dhe duke përfshirë yllin e Juventusit Kristiano Ronaldon.
Raportohet se UEFA fillimisht kishte zgjedhur rreshtimin 4-3-3, me Lionel Mesin, Saio Mane dhe Robert Levandovskin, por me lënin jashtë të Kante, skema ka ndryshuar në 4-2-4. Një rreshtim disi i pazakontë.
Ja zgjedhjet e UEFA-s: