Nuk janë të pakta rastet kur Policia e Lleshit ka treguar nivel profesionalizmi që lë vërtetë për të dëshiruar.
Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë denoncuar "mungesën e profesionalizmit" të policisë në raste të ndryshme.
Së fundmi një video e paprecedentë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet në videon e filmuar pranë klubit të natës "Cinco Cavalli" në Tiranë, punonjësit e policisë kanë shoqëruar disa djem të mitur, që punonin për të nxjerrë shpenzimet e tyre duke parkuar makinat.
Sipas qytetarit që dërgoi pamjet, patrulla e policisë i kërkoi të miturve të shkonin në shtëpi.
Mirëpo fëmijët nuk pranuan pasi me ato pak lekë që fitonin aty, siguronin të ardhura për të mbajtur veten. Kjo bëri që policët të dalin jashtë dhe t'i shoqërojnë të miturit.
Siç shihet në video, një prej adoleshentëve bën rezistencë, ndërkohë polici e godet dhe e kap për fyti. I mituri i kërkon që t'i largojë duart prej tij, pasi është i sëmurë.
Qytetari thekson se policët që ndodheshin në makinën e parë ishin në gjendje të dehur.
Ai shkruan: