Xhakomo Vrioni do të jetë një lojtar i Juventusit U23 në Serinë C italiane. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të largohet nga Citadella për t’iu bashkuar, Juventusit.
“Sky Sport”, raporton Juventusi dhe Sampdoria janë duke negociuar së bashku, teksa në ditët në vijim, mund të vijë dhe transferimi i Vrionit drejt bardhezinjve.
Kujtojmë që 21-vjeçari është në pronësi të Sampdorias.
Sulmuesi është gati të zbresë një kategori me poshtë për të pasur më shumë minuta në këmbë dhe pse jo të shpresojë që t'i bindë drejtuesit e Juvetusit ta marrin atë te ekipi i parë në të ardhmen.