Veliaj 1.6 miliardë Papulit, punonjësit e Bashkisë së Tiranës me makina 30 mijë euroshe të vitit 2019

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.01.2020, 21:49

Marrëveshjet klienteliste midis institucioneve të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale klasifikohen tashmë si ato që mund t'i quajmë "qoka me përfitim të ndërsjelltë".

E thënë më thjesht, fitues të tenderave të hapur nga këto institucione, shpallen gjithnjë kompanitë e fuqishme të oligarkëve të vendit, ose të atyre që kanë lidhje të forta po brenda partisë, të cilët pasi kanë marrë poste drejtuese të larta janë detyruar t'ua kalojnë nën administrim ligjor vëllezërve, bashkëshorteve apo njerëzve të tjerë të afërt.

Fituesi shpërblehet me miliona apo miliarda për një periudhë të caktuar disavjeçare financuar nga buxheti i Fondit të Shtetit që “fryhet” nga të ardhurat e taksapaguesve shqiptare.

Numri i tenderave të lëshuar përgjatë vitit 2019 ka qenë tejet i lartë, Fondi nga Buxheti i Shtetit po shpërdorohet, e me disa paralajmërime të shpeshta dhe alarmante nga FMN, kjo hedh një hije dyshimi. A është e aftë bashkia të përballojë një punë publike pa hapur tender apo këto procedura janë fiktive për të përmbushur pazaret oligarkë-qeveri?

Një tender me vlerë tejet të lartë u hap disa muaj më parë nga Bashkia e Tiranës me objekt “Marrje mjetesh rrugore me qira operacionale (leasing) për Bashkinë Tiranë” me fond limit 174.124.800 (njëqind e shtatëdhjetë e katër milion e njëqind e njëzetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa Tvsh me kohëzgjatje 4-vjeçare.

48 makina me disa kritere specifike do të viheshin në dispozicion të punonjësve të bashkisë për një motiv të paqartë, gjë që nuk cilësohet ndryshe veçse shpenzim luksi i padomosdoshëm nga ana e Veliajt, për xhepin e një prej oligarkëve të preferuar të qeverisë dhe jo vetëm.

Çudia në këtë tender, ku kriteri përcaktues për përzgjedhjen e fituesit ishte oferta më e ulët ekonomike, ishte se të gjitha kompanitë që konkurronin për ta fituar 1.7 miliardëshin, ishin në pronësi të oligarkut qeveritar Agron Papuli. Pra, Papuli po konkurronte me veten për t'u shpallur fitues i tenderit.

Njoftimi-i-fituesit

Ofertuesit e ekonomikë që kanë qenë pjesëmarrës në procedurë, (të gjitha kompanitë në pronësi të Agron Papulit) kanë ofruar vlerën ekonomike përkatëse si më poshtë:

1- Operatori ekonomik “Classic” shpk NUIS J91909004J Vlera e ofertës pa TVSH– 171.993.600 (njëqind e shtatëdhjetë e një milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) lekë Vlera e ofertës me tvsh– 206.392.320 (dyqind e gjashtë milion e treqind e nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e njëzetë) lekë.

2- Operatori ekonomik “Hyundai Auto Albania” shpk NUIS K62420006T Vlera e ofertës pa TVSH– 156.672.000 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë. Vlera e ofertës me tvsh– 188.006.400 (njëqind e tetëdhjetë e tetëmilion e gjashtë mijë e katërqind) lekë.

3- Operatori ekonomik “Tirana Auto” shpk NUIS K82318007Q Vlera e ofertës pa TVSH– 133.632.000 (njëqind e tridhjetë e tre milion e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë. Vlera e ofertës me tvsh– 160.358.400 (njëqind e gjashtëdhjetë milion e treqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind) lekë.

4- Operatori ekonomik “Albania Car Rentals” shpk NUIS K92311013D Vlera e ofertës pa TVSH– 151.000.000 (njëqind e pesëdhjetë e një milion) lekë Vlera e ofertës me tvsh– 181.200.000 (njëqind e tetëdhjetë e një milion e dyqind mijë) lekë.

Tre ndërmarrjet e punëtorëve të bashkisë e policia bashkiake, jo vetëm kanë 12 makina më tepër se nevojat, por vetëm në 3 vitet e fundit, kanë blerë 25 makina të reja, po tek Agron Papuli.

Specifikat e tenderit, mund t'i lexoni në faqen 32 të dokumentit e në vijim

PROCEDURË_E_HAPUR_SHËRBIME

Disa nga specifikimet teknike për këto automjete ishin se duhet të ishin të prodhuara në vitin 2018 apo 2019, me 0 km, ndezje të makinës pa çelës, kambio automatike, do të jenë në pronësi të qiradhënësit, në përdorim të qiramarrësit për 4 vjet me një planifikim vjetor 25 000 km, teksa në procedurën e tenderit shtohet se kjo do të mundësojë efikasitet dhe ruajtje të imazhit të institucionit.

Fitues i këtij tenderi u shpall njëra prej kompanive të Papulit, Tirana Auto shpk, me ofertën më të ulët ekonomike 133,632,000.00 Lekë pa Tvsh, ose 1.6 miliardë lekë me Tvsh.

Një automjet me 0 km tip “Hyundai Ioniq” i vitit 2019 kap vlerën prej rreth 30.000 euro. 48 automjete të tilla janë vënë në dispozicionin të punonjësve të bashkisë së Tiranës me taksat e qytetarëve shqiptarë, për të mundësuar udhëtimin sa më komod për vartësit e kryetarit të bashkisë.

Makinat e reja që do të vihen në përdorim, janë parë të parkuara para kompanisë "Classic" të oligarkut Agron Papuli. Një çështje kjo, që ka shqetësuar edhe qytetarë të thjeshtë të cilët janë informuar për punët e milionëve të qeverisjes lokale falë mediave.

Qytetari të cilit i ka rënë në sy një shpenzim kaq luksoz i bashkisë ka shkruar:

Bashkia tirane blen 50 makina me kilometrazh 0, me vlere 30 mijë euro. Këtej populli ska bukë të hajë dhe të prelurit nga tërmeti skane marrë akoma dëmshpërblimet. I bie më ndërtu me një makinë, një shtëpi ose një hyrje. Ky është shteti ynë dhe bashkia dhe tirana jonë. Janë të reja shoku sa janë bërë gati. Do i sohesh ne qarkullim së shpejti, janë 50 makian si këto full option elektrike te 2019. Ndodhen tek classiku në dytësore. I ke në parkim jashtë duken, shumica prej tyre janë bërë gati me logo të reja vetëm një pjesë prej tyre ka mbetur pa logon e bashkisë. Janë më luksoze seç duhet për një punonjës bashkie. 30 mijë euro makinë imagjinoje. Makinat më full elektrike që ka hyndai deri më tani dhe më të bukurat që janë pa në Tiranë. Fundja bashki është ç'i duhet makinë 30 mijë euro, mund ta anulonte tenderin dhe ta conte fondin për familjet e prekura nga termeti."

Për disa muaj, ai ishte një prej personazheve më të përmendur në media për shkak se u përfol se i kishte lëshuar vilën në pronësi të të shoqes Mirelës, Lulzim Bashës.

(Për profilin e Agron Papulit dhe tenderat e fituar nga ky i fundit ndër vite nga qeveria, mund të informoheni këtu)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit