Marash kumbulla do të jetë futbollist i Interit në sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu raporton sot prestigjozja italiane, "Gazzetta Dello Sport".
Sipas tyre, Marash Kumbulla verën e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Interit.
Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove.
Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon.
Ndërkaq, mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo.