JOQ Albania
Home

Lirimi i Endrit Dokles, zbardhet kontrata e punës së tij, por çfarë fshihet?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/01/2020 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesa duket edhe pse vendimi u dha për lirimin e Endrit Dokles, Prokuroria e Krujës ka bërë lëvizjen e papritur. Raportohet se vendimi do të apelohet si dhe thuhet se është kërkuar përjashtrimi i gjyqtares.

Mirëpo, nga ana tjetër është zbardhur edhe kontrata e punës së Endrit Dokles, konkretisht ne një kompani ndërtimi. Bëhet me dije se kompania quhet Mateo Konstruksion me pronar Agim Çakon.

Ndërkohë, pronari ka bërë me dije se Dokle ka patur një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi. Sipas kontratës, Dokle do punojë 40 orë në javë me një pagë prej 350 mijë lekësh në muaj.

Kontrata:

Sot më datë 25.10.2019 unë Agim Çako në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k premtoj lidhjen e kontratës së punës si më poshtë vijon: Shoqëria “Mateo konstruksion” sh.p.k ka si objekt të veprimtarë së saj, fushën e ndërtimit, me ortak të vetëm dhe administrator z.Agim Çako. Shtetasi Endrit Dokle, atësia Mensur, i datëlindjes 31.12.1983 i identifikuar me Nr. personal 131231038G lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është duke vuajtur dënimin pranë IEVP-Fushë-Krujë. Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi. Kontrata e punësimit midis shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje. Koha e punës së shtetasit Endrit Dokle në shoqërinë “Mateo konstruksion” sh.p.k do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë”, thuhet në premtimin e dnërtuesit. Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Endrit Dokle nga punëdhënësi “Mateo Konstruksion” sh.p.k do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore (sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tap).’