JOQ Albania
Home

Këto qytete të Kosovës kanë vetëm nga një motel
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 14/01/2020 19:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Motelet në Kosovë janë biznes shumë fitimprurës.

Numri i tyre në vendin tonë është me qindra, njofton JOQ Kosova.

Sipas statistikave të vitit 2016, rreth 11 mijë shtretër është kapaciteti i hotelerisë në Kosovë. Janë rreth 495 njësi akomoduese në Kosovë, që kryesisht janë hotele e motele. Motelet përbëjnë 39 për qind të të gjitha njësive akomoduese, apo rreth 200 sosh. Vetëm në Ferizaj llogaritën që janë diku afër 40 motele, pasuar nga Prishtina dhe Prizreni.

Por ka vende në Kosovë që gjendet vetëm nga një motel.

Hani i Elezit, Juniku, Kamenica, Podujeva, Ranillugë dhe Zubin Potok-u janë qytetet që kanë vetëm nga një motel “pushimi”.

Kujtojmë se në dhjetë muajt e fundit dy persona mbi 70 vjeç kanë humbur jetën gjatë marrëdhenieve seksuale në motele në Gjilan.