JOQ Albania
Home

E rëndë/ Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/01/2020 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë me origjinë shqiptare ka hedhur mbi trupin e tij benzinë ​​dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes para ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strasburg. Sipas mediave lokale, ndërhyrja e personelit të vëzhgimit dhe zjarrfikësve jashtë institucionin parlamentar evropian ishte e menjëhershme. Përkundër kësaj, burri pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe duar. Ende nuk dihen shkaqet e veprimit të tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 pasdite, ndërsa po zhvillohej një protestë e qytetarëve të Guinesë. Sipas raportimeve të mediave lokale, kur një folës bërtiti me të madhe fjalën "padrejtësi", shqiptari që ishte në afërsi të grupit e përsëriti fjalën para se ta spërkaste veten me benzinë ​​dhe ti vinte flakën me një çakmak.

Të parët që u përpoqën për ta shpëtuar atë, ishin vetë protestuesit. Menjëherë, pas kësaj mbërritën burrat e sigurimit të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Evropian kur ka një seancë dhe i shuajtën flakët me një zjarrfikës.

Burimi: tgcom24 |Përktheu dhe përshtati: joq-albania.com