JOQ Albania
Home

Pasojat që la tërmeti, shoqërohen 40 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, dalin emrat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/01/2020 18:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë shoqëruar në polici pasditen e sotme 40 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët akuzohen për dëmet dhe pasojat që la tërmeti i fuqishëm. Raportohet se janë arrestuar disa persona, ku operacioni është shtrire në Vorë dhe në Kashar.

Nga ana tjetër, janë bërë publike edhe disa emra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar nga policia. Bëhet me dije se njëri prej tyre është Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës si dhe Luan Beka, ish-shefi i Urbanistikës në Vorë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimet. Mes të shoqëruarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të njësive vendore.