JOQ Albania
Home

Ç’po ndodh me dosjen e Kacifasit? Pasi SPAK hoqi dorë, tani mbetet pa prokuror
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/01/2020 18:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesa duket, dosja e Kacifasit do të vijojë të zvarritet. Pasi u transferua nga Prokuroria e SPAK në atë të Gjirokastrës, tanimë rezulton se nuk ka prokuror për të analizuar çështjen.

Lind pyetja: çpo ndodh?

Theksohet se Prokuroria e Gjirokastrës ka vetëm dy prokurorë, të cilët po përballojnë rreth 1500 çështje të regjistruara këtë vit. Me pak fjalë, dosja e Kacifasit hë për hë mbetet pa një prokuror në krye.

Kujtojmë që ekstremisti grek u vra më 28 tetor 2018 pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA. Ngjarja ndodhi në fshatin Bularat të Gjirokastrës.