JOQ Albania
Home

Me vajzën e vdekur dhe djalin që tentoi të vetëvritej, nëna mes lotësh: Shteti të marrë masat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/01/2020 17:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë mund të kishte ndodhur sërish në familjen Kovaçi, ku pas vdekjes së Brunildës në Francë, vëllai i saj ka tentuar të vrasë veten në ambientet e burgut të Beratit. Shpëtim Kovaçi ka pirë detergjent për ti dhënë fund jetës, por menjëherë është shpëtuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tragjike.

Nëna e Shpëtimit dhe të ndjerës, Brunilda, ka bërë një apel të fortë ditën e sotme. Ajo paralajmëron se djali i saj mund të bëjë një tjetër akt të ngjashëm për të cilin thotë se mund të vrasë veten, duke shtuar se është babai i tre fëmijëve si dhe ka gruan në shtëpi.

Më tutje, ajo rrëfeu se shteti duhet të marrë masat që ta ndihmojnë atë.

Gruaja tha:

E mora vesh përmes medias, që herën e parë që preu veten me brisk në fyt dhe tani ka 7 të qepura në trup, herën e dytë ka pirë ilaç. Tani dua nga shteti dhe nga policia të di, nga ato dokumentet që më kërkoi drejtori i policisë që ia çova. Më tha zgjidhe me Komisariatin e Policisë, këta më thanë nuk e kemi ne, e kanë ata të burgut dhe të Tiranës. Tani çfarë do të bëhet me djalin tim, po të më vdesë ai djalë, kush do ti marrë masat. Unë një vajzë e çova në varreza, djemtë nuk mi sollën në ceremoni. Ju lutem më tregoni kush e ka fajin në këtë mes, Policia, komisariati, drejtori i burgut? Ju lutem shumë merrni masa sa më shpejt për djalin dhe dua përgjigje të saktë, dua djalin. Do më bëjë prapë vetëvrasje, do më vdesi do më iki dhe fëmija tjetër, se është me tre fëmijë dhe me grua. Ju lutem shumë për gjithë shtetin edhe drejtorisë së Policisë si dhe Komisariatit.

Ndërkohë, në lidhje me varrimin e së bijës, ajo i ka kërkuar shtetit që tia lirojë djemtë, që të varosin motrën e tyre.

Më tej, theksoi:

Kur kam biseduar nuk më ka thënë gjë. Do vij në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, me ty me vëllezërit dhe motrat. Ka një djalë këtu tek unë dhe ka një djalë atje. Më morën në tel dhe më thanë që vajzën ta kanë vrarë, ta kanë hedhur në një varr. Unë dua që shteti të më lirojë dy djemtë që kam në burg, që të varrosin motrën e tyre.