JOQ Albania
Home

Video misterioze nga Elbasani, filmohet një “hije e zezë” që lëviz në lokalin ku u vetëvranë tre të rinj
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Bëhet fjalë për një video të filmuar nga kamerat e sigurisë në një lokal që ndodhet në katin e 12-të të një pallati në qytetin e Elbasanit.

Siç shihet dhe në video, diçka e çuditshme, që ngjason me një "hije të zezë", kalon me shpejtësi nga njëra anë e lokalit në tjetrën.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, në këtë lokal janë vetëvrarë tre persona, duke u hedhur nga kati i 12-të.

Një 25-vjeçar dhe një adoleshente u vetëhodhën nga ambientet e këtij lokali në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 po në të njëjtin lokal i dha fund jetës një 27-vjeçar.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Kjo video eshte bere ne elbasan. Eshte marre na nje lokal ne katin e 12 ku jan hedhur 3 persona nga aty. Lokali quhet divino play. edhe eshte nje lokal ne katin e 12 edhe ja hedhur ja 3 persona nga aty e kan dhen edhe lajmet."

Është e paqartë se me çfarë kemi të bëjmë në këtë video misterioze.