JOQ Albania
Home

S’e lejuan të shkonte në varrimin e motrës, 32-vjeçari tenton për të dytën herë vetëvrasjen në burg
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, shqiptares e cila u gjet e djegur dhe e vrarë në një pyll në Francë pak ditë më parë, ka tentuar sërish t'i japë fund jetës brenda ambienteve të burgut të Beratit, ku po vuan dënimin.

Mësohet se ai ka pirë një sasi të konsiderueshme "detergjenti". Kovaçi u pikas nga rojet e shërbimit në dhomën e tij dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe pas një pastrimi të stomakut dhe medikamenteve të marra, gjendja e tij shëndetësore do t'i rikthehet normalitetit.

detergjenti” dhe pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.

32-vjeçari, i cili është dënuar për "vrasje" 8 vjet më parë, ka rënë në gjendje depresioni të thellë pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37-vjeçares Brunilda Kovaçi.

Ai tentoi të vetëvritej edhe pak ditë më parë, pasi nuk e lejuan të merrte pjesë në funeralin e së motrës.

Mësohet se Brunilda Kovaçi ishte e vetmja nga familja që përkujdesej për të gjithë, duke siguruar të ardhura financiare për ta.