JOQ Albania
Home

Përlotëse! Publikohet letra e fundit e vogëlushes 8-vjeçare që humbi jetën nga tërmeti
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Diena dhe Esiela Karanxha, nënë e bijë, ishin dy nga viktimat e tërmetite shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili mori 51 jetë, duke lënë pas lot e dhimbje pafund, jo vetëm tek familjarët e të prekurve, por edhje në çdo familje shqiptare, që nuk do ta harrojë kurrë këtë tragjedi natyrore.

30-vjeçarja, Diena Karanxha, qëndroi 12 orë e përqafuar me të bijën 8-vjeçare poshtë rrënojave dhe nuk donte të dilta nga aty, pasi vajza e saj kishte ndërruar jetë.

Pesë vite më parë, ajo ishte përballur me një tragjedi të madhe në familjen e saj, pasi kishte humbur bashkëshortin e saj, piktorin Dorian Karanxha.

Dy muaj para tragjedisë, vogëlushja 8-vjeçare Esiela kishte dërguar një letër prekëse në redaksinë e emisionit "Dua të të bëj të lumtur".

Letra e saj u lexua nga moderatorja Arbana Osmani në emisionin e saj.

8-vjeçarja shkruante një letër drejtuar gjyshes së saj, Rozeta, të cilën dëshironte ta bënte të lumtur.

Letra e plotë:

Emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Unë që po ju shkruaj quhem Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozetën. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne. Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës “Ti më ke mua”. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë dhe kur unë të rritem do të jem gjithmonë me ty."