JOQ Albania
Home

Shifra të frikshme: Vetëm në vitin 2018, Kosovën e braktisën 30 mijë persona
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 14/01/2020 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i kosovarëve që po e braktisin Kosovën nuk ka shënuar rënie. Madje, krahasuar me vitin 2017 pothuajse është trefishuar.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të përmbledhura në raportin “Vlerësimi i popullsisë 2018″>2018”, rreth 30 mijë persona e kanë braktisur vendin gjatë vitit 2018, raporton JOQ Kosova.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 është vlerësuar të jetë gjithsej 28,164 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë”, thotë raporti i ASK’së.

Në raport theksohet se pjesa më e madhe e atyre që u larguan nga Kosova për vitin 2018″>2018, ishin emigrantë legalë, derisa arsyet kryesore të largimit ishin bashkimi familjar dhe punësimi.

“Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2018″>2018 një numër emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës”, thuhet në raport.

Sipas ASK’së, përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kanë emigruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Turqi.