JOQ Albania
Home

Ish-ministri i Drejtësisë: Vrasja është krimi më dominant i 2020-s, qeveria e ka mendjen tek paratë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 14:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vrasjet e ndodhura gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, të cilat kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit.

Manjani shprehet i shqetësuar se rendi publik është cënuar rëndë dhe siguria publike është tepër e dobët.

Sipas tij, teksa vendi po përballet me këtë situatë të rënduar, qeveria në mënyrën më absurde, hedh vështrimin në drejtime të tjera, ku kryefjala është "paraja".

Manjani thekson se qeveria po përpiqet të devijojë problemet, për të mos marrë përgjegjësitë e saj.

Reagimi i plotë:

Vrasja është krimi më dominues sot. Për larje hesapesh apo nga trutë e shpërlarë, ska më rëndësi! Vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit.

Gruaja, nëna, babai, kushëriri, partneri apo rivali vriten si pa gjë të keq.

Pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme.

Rendi publik i kërcënuar rëndë. Siguria publike tepër e dobët.

Por çfarë thotë qeveria për këtë gjë?!

1. Kryeministri thotë se do bëjë një paketë për KÇK dhe për pastrimin e pareve. Punë paresh me një fjalë.

2. Ministri i Brendshëm do të bëjë një paketë gjobash për drejtuesit e mjeteve!! A thua se këto që janë në fuqi nuk mjaftojnë. Edhe ky punë paresh...

E lemë mënjanë çështjen se si zbatohen këto masa, sepse ajo dihet që gjobën e paguan gjithmonë ai i binduri. Të pa bindurit do vijojnë të ecin shpejt dhe të shkaktojnë kaos e aksidente.

Por qartësisht masat e qeverisë për vrasjet propozojnë pagesa ekstra për të gjallët dhe të bindurit.

Kjo quhet devijim nga problemi dhe mos marrje përgjegjësish qeverisëse!

Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, te paret. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat...

Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim...!

😔😔😔