JOQ Albania
Home

Bashkë me lustrimin të zgjidhet edhe çështja e ish të burgosurve politik
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14/01/2020 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkimi Demokratik për Integrim është pro lustrimit paralelisht të zgjidhet edhe çështja e ish të burgosurve politik. Kështu ka deklaruar deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, pasi dje nuk morën pjesë në seancën ku do të shqyrtohej Propozim ligji për shfuqizimin e Lustrimit.

“BDI është për lustrim sepse edhe e kemi votuar Ligjin për Lustrimin, por dëshirojmë që për këtë të ketë debat më të gjerë. Po ashtu dëshirojmë të hapet edhe çështja e ish-të burgosurve politik dhe paralelisht të zgjidhet edhe çështja e ish të burgosurve politik nga sistemi komunist”, deklaroi deputeti Ismaili.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, dje tha që nuk e ka parë propozim- ligjin. Si deputet, ai në të kaluarën e ka mbështetur lustrimin.

Me propozim- ligjin që doli nga Ministria e Drejtësisë mundësohet ndërprerje të të gjitha vendimeve të miratuara nga Komisioni i shuar për verifikimin e fakteve dhe organeve të tjera kompetente. Me vendimin e propozuar ligjor, parashihet të lustruarit apo familjet e tyre të marrin kompensim financiar.