JOQ Albania
Home

Ish-deputeti socialist i nënshtrohet operacionit në Itali, dalin pamjet nga spitali
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si "kaubojsi", i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.

Lajmi është bërë nga bashkëshortja e Ndocajt, Lindita, ndërsa operacioni është kryer në Morciano di Romagna.

Ajo ka publikuar një foto të bashkëshortit të saj, i cili shihet i shtrirë në krevat dhe me maskë oksigjeni.

Valentina Ndocaj ka falenderuar doktorin shqiptar që mori pjesë në operacionin e bashkëshortit të saj.

Ajo shkruan se në Shqipëri, mjekëve nuk u jepet mundësia që të zotërojnë punën e tyre dhe nuk vlerësohen.

Statusi i plotë:

Finalmente! Një falënderim të veçantë për doktorin shqiptar që mori pjesë në operacionin e bashkëshortit tim këtu në Morciano di Romagna, por e them me keqardhje për vendin tim, si nuk u jepet mundësia dhe kushtet doktorëve që të zotërojnë punën e tyre në vendlindje. Janë aq të zotë mjekët tanë nëpër botë se u jepet mundësia të zotërojë punën dhe të vlerësohet. Se për mjekësi që ka ngelur, Shqiperia ia kalon Afrikës. Zot, ndihmoji shqiptarët, kudo që ndodhen!”