JOQ Albania
Home

Kompania shet didlon me çmim të ulët, mblidhen 15 mijë dollarë në ndihmë të Australisë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/01/2020 11:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që Australia vijon të vuajë nga flakët e zjarrit, njerëzit në të gjithë botën po përpiqen të bëjnë ç'të munden për të shpëtuar dhe për të ardhur në ndihmë. Personazhe të famshëm si PINK,Chris Hemsqorth, Elton John, Nicole Kidman apo Kylie Jenner, kanë bërë dhurimet e tyre, duke dhënë miliona dollarë.

Gjithashtu një modele në Instagram arriti të mbledhë 1 milion dollarë duke ofruar foto të sajat lakuriq për këdo që i vërtetonte se kishte dhuruar qoftë edhe vetëm 10 dollarë për krizën e krijuar. Ajo u përgëzua nga të gjithë, pavarësisht se për prindërit e saj një veprim i tillë ishte disi i turpshëm.

Tashmë, në dyqan lodrash seksi në Australi e ka çuar bamirësinë në një nivel tjetër. Ata po shesin didlo të quajtur Aussie, në mënyrë që të rrisin fondet kundër zjarrit. Dyqani “Geeky Sex Toys” po i dhuron të gjitha paratë qëp o mbledh nga shitja e didlove. Në pjesën anësore të tyre është pikturuar edhe një koala.

Lodrat prej silikoni me logon e koalas dhe formën e kontinentit Australian në pjesnë fundore po shiten në sajtin e dyqanit kundrejt çmimit prej 69 dollarësh australianë.

Në përshkrimin e produktit thuhet:

Shteti ynë është shkatërruar nga flakët e zjarrit, ndaj kemi nevojë për ndihmën tuaj. Blini këtë lodër dhe 100% e fitimeve do të dhurohen për zjarrfikësit. Kjo lodër silikoni është dizenjuar specifikisht si një mënyrë për të ndihmuar këdo që ka nevojë. Blerja e një lodre të tillë nuk ju ka dhënë kurrë kaq shumë kënaqësi”.

Deri më tani, nga shitja e tyre janë mbledhur plotë 15 mijë dollarë australianë, të cilët kanë shkuar në llogarinë e zjarrfikësve.

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania