JOQ Albania
Home

Shkup/ Dita e dytë e protestave, bllokohet një pjesë e bulevardit “Kirili dhe Metodi”
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14/01/2020 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pazarxhinjtë nga “Tregu i Gjelbër” të cilët kërkojnë ulje të çmimeve për parkim në Komunën Qendër edhe sot për të dytën ditë, që nga mëngjesi janë në protestë për çka edhe është bllokuar komunikacioni në një pjesë të bulevardit “Cirili dhe Metodi” në qendër të Shkupit, në lëvizjen tek drejtoria e Makpetrolit.

Policia i orienton automjetet prej para udhëkryqit tek garazhi në kate “26 korriku”.

Nga Ndërmarrja publike “Parkingjet e Komunës Qendër” dje me kumtesë shprehën keqardhje për pakënaqësinë të cilën pazarxhinjtë – pronarët e tezgave të “Tregut të Gjelbër” në komunën Qendër dhe apeluan deri tek ta që t’i pranojnë masat e tyre për zgjidhjen e problemit me parkimin në vendparkimin “Automakedonia” si veçanërisht të mirë për të gjitha palët e cenueshme, veçanërisht për banorët.

Sipas ndërmarrjes, zgjidhja e problemit duhet të kërkohet në “Tregun e Gjelbër” i cili duhet të sigurojë një pjesë nga toka e vet e cila do të dedikohet për nevojat e qiramarrësve të vet të tezgave, e jo, siç thonë, zgjidhja të kërkohet në keqpërdorim të sipërfaqes publike me qëllim që të kënaqen nevojat e një biznesi privat.

Pazarxhinjtë, megjithatë, thonë se me rritjen e çmimit të parkingut u zvogëlohet edhe ashtu qarkullimi i dobët në treg dhe kërkojnë ora e parë për parkim të jetë falas, ndërsa për çdo orë të ardhshme të vlejë çmimi i njëjtë.

Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkingjet e Komunës Qendër” javën e kaluar solli vendim me të cilin nga data 8 e këtij muaji çmimet për parkim për një orë në në vendparkimet komerciale me të cilat ekonomizon janë rritur për 20 denarë, Qëllimi. siç sqaruan, është që ulet numri i automjeteve të parkuara në rajonin qendror të qytetit dhe t’u mundësohet banorëve më humanë kushte për jetesë.