JOQ Albania
Home

Sulmohet qëllimisht makina e gazetarit të njohur, i thyejnë xhamin gjatë natës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës, ku makina e gazetarit të njohur, Gjergj Figuri, është sulmuar qëllimisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Figuri, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve për Qarkun e Lezhës.

Ai ka postuar në rrjetet sociale fotot e makinës me xhama të thyer, ndërsa tregon se ishte parkuar në rregull, ku asgjë nuk mund të binte nga lart.

Siç shihet dhe në foto, makinës i është thyer xhami i përparmë. Sipas tij, sulmi ka qenë i qëllimshëm.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte makina ime... gjate nates me kane thyer xhamin e perparme dhe cuditerisht makina ndodhet e parkuar ne rregull dhe ne nje zone ku nuk mund te bjere asgje nga lart. Nuk e di qellimin e personit dhe as nuk po gjej arsye... por di qe do ta gjej se kush e ka bere."

Kujtojmë këtu që pak ditë më parë u sulmua për herë të dytë makina e publicistit dhe analistit të njohur, Fatos Lubonja.