JOQ Albania
Home

“Djemtë të pushkatohen”, motra e Drita Saliaj kërkon drejtësi: Do futemi në vëllavrasje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/01/2020 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Motra e Drita Saliaj, e cila u mbyt nga tre të rinj në Gjerbës të Mallakastrës dhe u hodh në rezervuar, kërkon drejtësi. Dallëndyshe Kajo është shprehur për “Faxnews”, se autorët duhet të pushkatohen.

Kajo ka thënë se shteti duhet të veprojë, përndryshe familjet rrezikojnë të futen në vëllavrasje. Ajo shton se djemtë e të ndjerës po bredhin nëpër zyra për të kërkuar të vërtetën mbi eliminimin makabër të nënës së tyre.

Dalëndyshja është shprehur:

Autorët masakruan motrën time. Motrën time e njeh gjithë fshati. Shkuan tre vetë në 12 natës dhe e masakruan. Çfarë kërkuan ata nga motra ime? T’u vijë turp atyre. Të tre djemtë të pushkatohen. Shteti të veprojë, do të futemi në vëllavrasje. Djemtë po bredhin nëpër zyra për të gjetur të vërtetën”.

Për këtë ngjarje të rëndë, gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, Ervis Zotaj, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj, i cili është nipi i burrit të viktimës. Të pandehurit përpara gjykatës kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Më i madhi prej tyre, Ervis Zotaj, shprehet se nuk i njeh dy adoleshentët dhe nuk është takuar me asnjërin prej tyre. Përsa i përket krimit, ai thotë se nuk ka gisht, pasi atë ditë ka qenë tek motra e tij, e cila jeton në një fshat tjetër.

Më e rënda nga dëshmitë është ajo e Sindi Shehajt. Ky i fundit është shprehur se të rinjtë kanë shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë një pako me hashash. Sipas adoleshentit, ata janë përplasur me 50-vjeçaren, përsa i përket çmimit, pasi kërkonin ta merrnin me 50 euro, ndërsa viktima ka kërkuar 200 euro.

Gjithashtu Shehaj pretendon, se Zotaj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën, përpara se ta vriste. Luis Saliaj nga ana tjetër, thotë se ka qenë duke i pritur shokët jashtë dhe nuk ka parë asgjë nga vrasja e të afërmes së tij.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë, përshkruhen me imtësi ambientet ku ndodhi vrasja, ndërsa viktima është gjetur e zhveshur në rezervuar nga mesi e poshtë.