JOQ Albania
Home

Nuk e dinë ç’thonë, 3 shenjat e horoskopit që u duhet ndejur larg kur janë me nerva
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/01/2020 2:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur dikush është me nerva është mirë që t’i rrimë larg. Por personave që u përkasin këtyre shenjave të horoskopit u duhet ndejur me patjetër larg, kur janë me nerva se e kanë në ‘gjak’ sherrin.

Bëhet fjalë për personat që i përkasin shenjës së Demit, Luanit dhe Akrepit.

Personat e shenjës së Demit, njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por ka një shprehje që thotë po u mbush gota, s’ka më. Kështu janë edhe personat që i përkasin shenjës së Demit.

Kur janë me nerva ata e humbin totalisht kontrollin dhe nuk dinë, nëse po lëndojnë me fjalët që thonë.

Kurse personat që i përkasin shenjës së Luanit janë egoistë dhe duan të jenë gjithë kohës dominat. Ata nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur janë të zemëruar me dikë dhe e teprojnë tej mase kur janë me nerva.

Dhe së fundmi personat që i përkasin shenjës së Akrepit. Ata janë agresivë kur janë me nerva dhe nëse ju i kundërshtoni kur nuk u mbajnë me nervat mund t’u mbajnë mëri gjithë jetën.