JOQ Albania
Home

Filmi “Joker” pretendent për të fituar më shumë ‘Oskar’/ Nominohet në 11 kategori
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/01/2020 1:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Filmi “Joker” me protagonist aktorin Joaquin Phoenix ëshë kandidati kryesor për të fituar më shumë çmime 'Oskar' këtë vit.

Ky film është nominuar në 11 kategori. Po ashtu janë nominuar edhe filma si  “The Irishman”, “Once Upon a Time” dhe “1917”, ky i fundit bëri bashkë Leo DiCaprion dhe Brad Pitt-in.

Protagonisti i ‘Joker’, Joaquin Phoenix është në garë për çmimin e aktorit më të mirë dhe Todd Phillips për regjisorin më të mirë.

Joaquin Phoenix është lavdëruar shumë për rolin në filmin ‘Joker’. Ky film ka shitur miliona bileta në gjithë botën dhe fitimet janë marramendëse.

Kurse pritet që këtë vit trofeun si aktorja më e mirë ta marrë Scarlett Johansson. Kjo aktore është nominuar si  “Aktorja më e mirë në rolin kryesor” për filmin “Marriage Story” si dhe për “Aktorja më e mirë në rol dytësor” në filmin “Jojo Rabbit”.