E paragjykojnë se u fejua 17 vjeçe, e reja u kthehet keq: S’i ndërroj të dashurit si foshnjat pampersat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2020, 01:08

Një vajzë e re ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe ka treguar se është fejuar edhe pse është vetëm 17 vjeçe.

Fejesa e saj është bërë shkak që ajo të paragjykohet shumë nga të rinjtë e tjerë e sidomos vajzat. Në mesazhin që ajo ka nisur pranë JOQ Albania shkruan se kërkon t’u thotë gjithë atyre vajzave që paragjykojnë se është më mirë të ketë një lidhje serioze se sa të ketë aventura.

Sipas asaj që thotë ajo nuk është fejesa në moshë të re, ajo që i pengon vajzat të ecin në jetë, sepse personi që ajo ka në krahë do e mbështesë.

Vajza e re thotë se është më mirë të ketë në krah një njeri që e do dhe i cili ka qëllime serioze dhe jo të ketë të dashur si vajzat që i ndërrojnë ata si foshnjet pampersat.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam nje vajze 17 vjecare dhe e fejuar.Kam ndjere shum paragjykime te ndryshme per fejesen time ne moshe kaq te re,dhe sidomos nga bashkmoshataret e mija.Por doja tju thoja atyre me mir e fejuar ne nje lidhje serioze dhe ku te dy e doni njeri tjetrin dhe keni synim te kaloni nje jete te tere se bashku, apo si puna juaj te dashura zonjusha qe i nderroni djemte si foshnja pampersat. Nese behet fjale per fejese dhe per ti bere gjerat serioze thone jemi te vogla,kemi shkollen,kemi endrra ne jete,dhe nese behet fjale per nje lidhje thjesht kalimtare sa per te kaluar kohen apo thjesht sa per te kaluar aventura te ndryshme nuk e merrni parasysh as shkollen,as moshen dhe as endrrat .Dhe perseri nuk me intereson fare per to,thjesht doja tju thoja qe pavarsisht si 17-vjecare si jam synoj te eci shum ne jete,dhe personi i zemres qe kam ne krah do te jete nje force per mua ne kete rrugetim te gjate jete dhe jo nje pengese sipas jush.’’

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit