JOQ Albania
Home

Dalin të dhënat/ Më shumë divorce janë bërë në ‘Myslym Shyr’, kurse në ‘Xhamllik’ martesat janë të forta
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/01/2020 0:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lagja që ka numrin më të ulët të numrit të divorceve në Tiranë është ajo e ‘Xhamllikut’, kurse zona ku regjistrohet numri më i madh është ajo rreth zonës së rrugës ‘Myslym Shyri’.

Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan’ rezulton se njësia ku janë kryer më pak martesa është njësia 10. Kjo njësi numëron vetëm 4.14 martesa për 1000 banorë në 2018-ën.

Kurse nga ish- komunat, njësia administrative me më shumë martesa për 1000 banorë, është Kashari, me 8.2 martesa.

Fenomen negativ që është vënë re gjatë viteve të fundit jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë është se numri i divorceve është shtuar. Si faktorët kyesor thuhet se janë problemet ekonomike dhe dhuna në familje.

Po ashtu është vënë re se mosha kur dy persona vendosin ta kurozojnë dashurinë e tyre në martesë është rritur dhe është rritur numri i atyre që bashkëjetojnë.