JOQ Albania
Home

Kishte djalin sëmurë/ Zv.kryetarja e Gjuzit tregon si e ngacmoi polici: Goce ça pozicioni pune ke
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 23:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Silvana Bushati, e cila njihet si zv.kryetarja e deputetit Kujtim Gjuzi në një interviste ka treguar se si e ka ngacmuar një polic.

Sipas asaj që ka thënë Bushati, polici që e ka ngacmuar ka qenë një fodull. Ajo u shpreh se teksa ishte duke çuar djalin e sëmurë në spital, polici e ka ngacmuar.

Po ashtu ajo ka treguar se polici madje i kishte thënë ‘Paske dhe tre fëmijë ti’. Ajo ka deklaruar se ai e kishte pyetur edhe se ça pozicioni pune kishte.

Bushati është shprehur kështu:

Një të dielë kisha djalin, vajzën mora dhe mbesën që të më shoqëronte dhe i nxora fëmijët e mi. Në lodrat djali u sëmur dhe kishte temperaturë 40 dhe po kthehesha për të çuar në spital. Nëse do merrja ambulancën do prisja dy orë aty. Rrugës më ndalon një polic, djalin e kisha në vend të parë. Nuk thotë se çfarë halli ke që po ecën shpejt, thotë: Ti goce ça pozicioni pune ke? I them: Kam djalin sëmurë do ta çoj në spital. Ou- thotë- paske dhe tre fëmijë ti. Çfarë mund të pretendoj nga ai polici. Ai është një polic fodull.”

Nuk është hera e parë që Silvana Bushati vihet në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të deklaratave të saj.