JOQ Albania
Home

Juristja bën deklaratën e fortë: Me Ramën kryeministër, numri i vrasjeve në familje është rritur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juristja, Brizida Gjikondi ka folur për krimin në familje teksa ndodhej në studion e emisionit "360 gradë". Ajo iu referua Partisë Socialiste meqenëse ka pushtetin, duke thënë se ky shtet nuk është aspak social.

Sa i takon numrit të vrasjeve ne familje, juristja ka bërë një deklaratë bombë duke thënë se është rritur më shumë që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë. Gjikondi tha se viti 2019 ka qenë rekord për krimin në familje.

Juristja theksoi:

Sipas filozofeve të së majtës dhe të së djathtës dihet që e majta është me sociale se e djathta. Por unë deri tani nuk kam parë që e djathta shqiptare të ketë filozofi të djathtë në funksionim e saj dhe nuk kam parë farë që e majta shqiptare, po flas për PS aktualisht, të ketë filozofi të majtë në programin dhe funksionimin e saj. Që kur ka ardhur kryeministër Rama është rritur numri i vrasjeve në familje, në mënyrë progresive. Në 2017 janë rritur, në 2018 më shumë, në 2019 më shumë. Kjo tregon që vetëm shtet social nuk është.

Gjikondi tha se ka shumë institucione që merren me dhunën ndaj grave, por punonjësit e tyre thjesht marrin rrogën dhe nuk japin asnjë masë për të parandaluar këto fenomene.

Më tutje, shtoi:

Është e tmerrshme që ky shtet paguan sektorë në çdo drejtori policie në çdo komisariat, në parlament ke komision që merret me dhunën e grave, ke një institucion që quhet Autoriteti i Komisionerit të Diskriminimit dhe ai merret me dhunën e grave, ke pafund OJF, të gjithë këto janë parazitë shushunja që marrin rroga.