Policia trumpetoi se i shpëtoi jetën, alpinisti i nxjerr blof: S’ju lë barku e rakia! S’keni nivel të na shpëtoni!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2020, 14:40

Shumë herë Policia e Shtetit ka treguar që nuk është në shërbim të shqiptarëve, por të urdhrave që marrin nga zyrtarët e "Rilindjes". Kjo është parë në shumë raste, por ky i fundit mund të themi që i kalon caqet e të qenit në shërbim të popullit, madje edhe më shumë seç duhet... duke kaluar deri në shpifje.

Në kohën kur vrasjet po bëjnë namin, vjedhjet janë kthyer në çdo qytet dhe aksidentet po pushtojnë rrugët, Policia sigurohet të shpërndajë bisedat erotike të Zogut të Tiranës për të hequr vëmendjen nga kriminalizimi i shtetit dhe nga ana tjetër urdhërohet një propagandë cilësore.

Policia e Shtetit njoftoi dje në mbrëmje se mundësoi shpëtimin e jetëve të 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq. Njoftimi i policisë, trumpetonte që policët kishin kërkuar për orë të tëra, dhe në lartësinë 2523 metrash, më në fund kishin gjetur 4 alpinistët.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Kolonjë Policia në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë 4 alpinistëve. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës. Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës."

Mirëpo ky akt "heroik" i policisë së Lleshit është përgënjeshtruar nga një ndër alpinistët, Ervin Xhakolli, i cili jo vetëm me komente në Facebook ka nxjerrë zbuluar propagandën e Policisë, por edhe me një postim në profilin e tij personal.

Në profilin e Policisë së Shtetit në Facebook, ai shkruan se kjo është një gënjeshtër e turpshme, pasi policia e Lleshit nuk i ka aftësitë për të shpëtuar alpinistë, e kjo sipas tij, për shkak të barkut të madh dhe rakisë që konsumojnë, duke shfryrë kështu herkulizimin që policia e shtetit tenton ta përcjellë tek populli shqiptar duke mashtruar. Xhakolli kërkon përgënjeshtrimin e lajmit, pasi ky njoftim ka shqetësuar familjarët e alpinistëve.

Gjithçka mund të presim nga ministri i Ramës, por që të rregullojë “fasadën” e ministrisë që drejton, duke shqetësuar familjarë, dhe duke marrë vlera të pamerituar, është në kufijtë e absurdit, turpit dhe qesharakes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit