Historia ekskluzive/ Policia tha se i shpëtuan majë malit, alpinisti i rrëfen të gjitha për JOQ

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2020, 15:35

Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Policia heroike e Shtetit tonë kishte shpëtuar nga majat e akullta të maleve shqiptare disa alpinistë, mori dhenë në faqen zyrtare informative (përpos propagandistike) të Policisë së Shtetit. Cilësohet e tillë thjesht për shkak të përmbajtjes së publikuar, i cili vlerësohet si jo i përshtatshëm për llogaridhënie publike, ku e vetmja gjë që synohet të përcjellë janë disa “pëlqime” nga qytetarët për punë të trumpetuara si suksese të PSH, si rasti që do të shpalosim më poshtë.

(Informohu për propagandën këtu)

Ky akt heroik i PSH u vulos nga një foto e disa efektivëve shpëtimtarë të policisë së Kolonjës, me alpinistët me demek të shpëtuar nga herkulët blu të Shqipërisë.

Në njoftimin e policisë citohej: “Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës."

Pra, në njoftimin e shpërndarë publikisht për mediat, me anë të tyre, policia synon të përcjellë tek qytetarët imazhin pozitiv të efektivëve shpëtimtarë. Mirëpo, në kufijtë e inteligjencës poshtë-uniforme, ky efekt propagandistik rezultoi i dështuar për shkak të përgënjeshtrimit të bërë nga ana e vetë alpinistit, të cilit iu shit imazhi si “viktima” e ditës, i shpëtuar nga policia.

Pas disa komenteve në faqen zyrtare të PSH dhe mediave që e kishin shpërndarë, ku historinë që policia e kishte shitur si “aktin heroik të ditës”, Ervin Xhakolli, alpinisti me disa vite eksperiencë në një rrëfim ekskluziv për JOQ Albania, ka rrëfyer ngjarjen dhe ka përgënjeshtruar gjithçka.

Ai shprehet për JOQ Albania:

Ne fakt ne u nisem per mal diten e shtune. Lame makinen tek nje banor ne fshat ai se kishte kuptuar qe ne do flinim ne mal ne kushte moti te veshtira dhe naten vone kishte lajmeruar policine. Ata ishin ven ne alarm se ne kishim humbur dhe kishin kerkuar disi. Ne kur zbresim posht te nesermen nga qejfi tone takojm policet poshte ne fshat, rrinin tek makina. Dhe me vone ata erdhen tek restoranti ku do drekonim ne dhe na kerkuan te bejm nje foto ne menyre shoqerore. Pasi ne ikem nga Erseka dje, ata publikuan lajmin sikur ne kishim humbur dhe ata na shpetuan, qe nuk eshte aspak e vertete. Fotoja eshte bere ne restorant, ata na nxoren ne erresire ne ane te rruges nacionale, ne se menduam pse beren kete veprim, aq me shume qe publikuan imazhin tone. Pasi ne bejm ngjitje dimerore dhe mundohemi te jemi te sakt me ate qe varet nga ne. Bo se ke iden sa pune dhe na ka shqetesu. Dhe mbi te gjitha i qerasem, ne ane njerzore.”

Xhakolli ka shtuar se nga ky rast, familjarët dhe miqtë e tij dhe të grupit me të cilin ai ishte ngjitur në mal, ishin shqetësuar tej mase, kur në fakt ngjarja ishte tërësisht ndryshe nga ajo e paraqitur nga Policia e Shtetit tonë.

Kur rrëfeu këtë rast i cili rezultoi shqetësues për shumë persona, alpinisti u shpreh me humor dhe dashamirësi për JOQ:

Nese ke deshire te jap foto nga aventura e fundit qe bem ne malin e gramozit ku na shpetoi policia.”

Falë këtij rasti të denoncuar nga vetë qytetarët, ne si taksapagues na lindin disa mëdyshje dhe na takon të ngremë një pyetje të thjeshtë...

Thjesht për faktin sepse konsiderohet si burim i parë i besueshëm i njoftimeve zyrtare, pikë referimi për të gjithë kur ndodhin ngjarje kriminale apo edhe për personat e përfshirë në to, kur është vetë Policia e Shtetit, ajo që shtrembëron ngjarjet për interesa të vetat, sa i besueshëm mund të jetë ky institucion shtetëror që paguhet nga taksat tona, për informacionin që synon t'i përcjellë shqiptarëve?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit