Një djalë, të cilit iu desh të kthehej sërish në jetë dhe të ndërtonte gjithçka nga e para, ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga momentet kur ka qenën nën dikimin e heroinës. Gjithçka e ka bërë për të paralajmëruar të tjerët, në lidhje me pasojat negative që sjell konsumi i këtyre drogërave.
Grant Clark, nga Huston në Teksas, është betuar dhe po lufton për të ndenjur esëll e për të mos rënë më pre e drogës. Këtë do ta bëjë për t'i dhënë vetes mundësinë për të pasur një jetë më të mirë.
19-vjeçari punon në dyqanin e nënës së tij me kohë të pjesshme dhe brenda dy javësh do të nisë të shkojë në kolegj. Megjithatë, jeta nuk është treguar dhe aq e mirë me Grant.
Në moshë të vogël ai u bë dëshmitar i abuzimeve fizike të të atit ndaj të ëmës. Ai gjithashtu e tradhtonte gruan në mënyrë të vazhdueshme. Prindërit e Grant u ndanë kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe Grant jetoi me të ëmën, motrën dhe vëllanë, në një shtëpi që u duhej ta ndanin me të tjerët, edhe pse e kishin marrë me qira.
Në moshën 12-vjeçare djali provoi alkoolin për herë të parë dhe shumë shpejt nisi të bëhej përdorues i rregullt i marijuanës. Ai kuptoi se varësia nga lëndët narkotike i jepte atij një lloj lirimi, i largonte ankthin, depresionin dhe dhimbjen. Shumë shpejt ai nisi të eksperimentonte edhe me substanca të tjera narkotike, përfshië opiatet dhe drogërat e rënda.
Kur ishte 13-vjeç provoi për herë të parë kokainën dhe vetëm një vit më vonë heroinën e mjekime kundër dhimbjes, si morfina apo hidrokodoni.
Ai tregon:
Ai e quante heroinën si një mënyrë të mirë për të përballuar stresin, të cilën e përshkruan edhe si një “batanije të ngrohtë”, me të cilën i largoheshin të gjitha problemet. Brenda shumë pak kohe ai krijoi varësi nga kjo drogë dhe pikërisht atëherë nisën problemet e vërteta.
Djali kaloi pesë herë në overdozë dhe tre herë u shtrua me urgjencë në spital. Ka qenë shumë e vështirë për mjekët ta mbanin në jetë. Herën e fundit që u shtrua, ai ishte pa ndenja për plotë 4 ditë. Trupi nuk i përgjigjej, ndërsa veshkat, mëlçia, zemra dhe aparati i frymëmarrjes thuajse po dorëzoheshin dhe po e linin.
19-vjeçari arriti të mbijetonte, por tashmë e kishte të vështirë të ecte dhe të orientohej me jetën e re që e priste. Kjo eksperiencë pranë vdekjes, ishte si një thirrje e fortë për jetën e tij. Ai deklaroi se duhej t'i jepte forcë vetes dhe të qëndronte esëll, pa asnjë varësi nga lëndët narkotike, ose nuk do të kishte shpëtim.
Kështu, Grant ndryshoi tërësisht mënyrën e të jetuarit dhe tashmë është një njeri krejt tjetër. Ai ka shpërndarë sëfundmi në rrjetet sociale foto të vetes së tij gjatë periudhës kur ishte nën ndikimin e drogës, në mënyrë që të sensibilizojë edhe të rinjtë e tjerë që të tregojnë kujdes dhe të mos e pësojnë si ai.
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania