Milani po rikthehet, teksa ditën e djeshme fitoi në transfertë ndaj Cagliarit me rezultatin 0-2.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka analizuar në konferencë për shtyp fitoren e radhës, ndërsa ka treguar edhe impakin e Zlatan Ibrahimoviçit në botën e “Djallit”.
Ai u shpreh:
Zhvilluam një ndeshje ndryshe nga herët e fundit dhe u treguam më efikasë. Zlatani është pikë referimi shumë e rëndësishme, megjithatë do të na duhet edhe pak kohë për t’u kuptuar më mirë. Fitorja ishte e merituar dhe ndaj një rivali të komplikuar, ndaj do të na ndihmojë për të dalë nga momenti delikat që po kalojmë.
Ibrahimovic? Që në telefonatën e parë që patëm, Zlatan më kërkoi të mos u besoja zërave të mediave. Është një kampion dhe vendosmëria e tij mund të na ndihmojë shumë. Jemi ekipi më i ri në Serinë A dhe shembulli i Ibrës do të ketë shumë rëndësi për të gjithë. Ne duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e të gjithëve”.