Vatrat e zjarrit prej disa muajsh vijojnë të djegin Australinë. 26 persona dhe miliona kafshë kanë ndërruar jetë si pasojë e flakëve masive.
Sipërfaqe të mëdha janë shkrumbuar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat në rrezik. Në fotogalerinë e mëposhtme vijnë imazhet e rralla nga vende të ndryshme të Tokës së Kangurëve, para dhe pas zjarrit që “përpiu” gjithçka që gjeti përpara.
Kujtojmë se të shumtë kanë qenë personat që janë sensibilizuar dhe kanë ndihmuar kontinentin pas kësaj ngjarjeje të trishtë. Mes tyre edhe artistë të shumtë kanë bërë dhurimet e tyre disa milionëshe për të ndihmuar sado pak në normalizimin e situatës.