Pasditen e sotme, në orën 18:00 disa qytetarë u mblodhën përballë Kryeministrisë për të protestuar kundër padrejtësive dhe keqqeverisjes.
Disa u shfaqën me pankarta në duar, ndërkohë kishte të tjerë që kishin vendosur të merrnin flamurin kombëtar shqiptar.
Mirëpo, një qytetar i pranishëm në protestë është shprehur shumë i zhgënjyer nga numri i pjesëmarrësve.
Në një mesazh drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ai tregon "sekretin" se si mund ti bëjmë qytetarët që të dalin në rrugë e të protestojnë.
Më poshtë, gjeni pikat e tij.
Ai shkruan:
JOQ mirembrema, un isha pjese e atij grupi te vogel qe "protestuam" para kryeministrise ,sigurisht qe ndihem i zhgenjyer per numrin e pjesemarresve ndonese ky popull ka kaq per te protestur . Gjithsesi mendoj se nese duam te vazhdojm me kte dhe sigurisht me ju qe jeni "shpresa" e nji fryme ndergjegjesimi dhe ndryshim duhet te jemi me te organizuar .Kto jan disa nga pikat ku un mendoj se do i afrojne njerzit per te dal ne rruge :1-Duhet te marrim leje per organizimin e nji proteste (sot vetem qendruam tek kuvendi po as nji ide as nji person drejtues ), 2-duhet te kete disa drejtues te protestes dhe nji "podium"(thjesht nji vend nga ku te drejtohen thirrjet) dhe nji audio , 3- protesta duhet te programohet dite me pare ne mundesi qe ti japim me shum ze per protesten , 4- duhet patjeter thirrur ne proteste "Aleanca per mbrojtjen e Teatrit" ,indivite te shoqerise civile dhe banoret e "Astirit"(te jete nji proteste e perbashket dhe gjithperfshirse), 5-duhet te gjejme nji ide proteste ndyshe (per kte mund te japi gjithkush ndonji ide ). Shpresoj qe te sjellim nji fryme sepse momentalisht ky vend nuk ka shprese