Më herët u raportua se Dritan Dajti ka lënë qelinë për shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut. Ai është shoqëruar në masa shumë të rrepta sigurie.
Zona e ish-bllokut është ‘blinduar’ e gjitha, nga efektivët e shumtë të policisë. Si shikohet edhe në një video të publikuar edhe fugonat e policisë janë të shumtë.
Por në redakisë e JOQ Albania ka ardhur një video tjetër nga një qytetar, ku dallohet se Dritan Dajti del nga një klinkë për sytë në zonën e ‘ish-bllokut’. Pra sipas asaj që thotë qytetari, nuk ka qenë klinikë dentare, por klinikë për sytë.
Mesazhi i tij:
Në gusht të vitit 2009 Dritan Dajti u mori jetën 4 efektivëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij.
Të vdekur mbetën efektivët e policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari.
Dritan Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm. Edhe pse mori katër jetë ai u dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve.