“Implanti po më binte, gjoksi ishte çarë”, nëna e dy fëmijëve tregon tmerrin pas operacionit të lirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2020, 12:56

Nëna e dy fëmijëve është tmerruar vetëm pak ditë pasi ka bërë një operacion në gjoks. Ajo ka menduar se implantet që ka vënë në gjoks mund t'i bien, pas operacionit që ka realizuar sëfundmi në Turqi.

Angelica Isaksen, nga Stokholm, Suedi, pagoi jo pak por plotë 6 mijë paund për të bërë një rindërtim të gjokseve për herë të dytë. Ngjarja ndodhi në muajinqershor në një klinikë me çmime të arsyeshme, të cilën ajo e gjeti gjatë një kërkimi në rrjetet sociale.

Botched breast implants fall out

27-vjeçarja zgjodhi këtë klinikë, pasi vuri re se shumë personazhe të famshëm i bënin reklamë kësaj klinike në rrjetet sociale. E lumtur që arriti të gjente edhe një çmim të mirë për ndërhyrjen që do të bënte, Angelica vendosi të shkojë deri në Turqi.

Tepër e dëshpëruar për t'u dukur mirë në plazh, mamaja e dy fëmijëve kishte bërë më herët një ndërhyrje në vithe, duke i bërë ato të duken si vithe braziliane. Gjithashtu, gjatë qëndrimit gjashtë ditor në Turqi, ajo nuk nguroi të bënte edhe një ndërhyrje në pjesën e barkut. Megjithatë, ajo ishte e pakënaqur nga rezultatet.

Brenda shumë pak ditësh, gjoksi i saj i madh u skuq dhe kishte dhimbje të vazhdueshme. Edhe pasi shkoi në klinikë për të raportuar problemet që kishte, i thanë se këto ishin normale, pasi hynin tek “efektet anësore” të ndërhyrjes.

Botched breast implants fall out

Dy javë më pas, teksa kishte shkuar në Suedi, plaga i ishte infektuar dhe pjesa poshtë gjoksit, ku ishte bërë ndërhyrja për të futur implantin, kishte nisur të çahej prapë. Ajo po mendonte se shumë shpejt, implanti rritës i gjoksit do t'i dilte prej vendit ku ishte futur.

Angelica tha:

Isha shumë e frikësuar. Ushtrova presion me një peshqir mbi gjoks dhe më kapi paniku pasi pashë se si implanti ishte gati për të dalë jashtë. Isha e shqetësuar. Në të njëjtën kohë vendosa të shkoja në spital. Po më dilte gjak, ndaj mjekët më morën direkt për të më bërë kontrolle.

Mjekët e trajtuan fillimisht me antibiotikë, përë të kuruar infeksionet në gjokse dhe vajzës iu desh të rrinte 5 ditë në spital, përpara se të shkonte në shtëpi. Më tej ajo la një takim me kirurgun, i cili do t'i bënte një tjetër operacion për t'i hequr implantet e vendosura në mënyrë të gabuar.

Botched breast implants fall out

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit