Elvisi dhe Sidriti shpëtuan nga vdekja vogëlushen jetime, ajo i falenderon me shpirt: Jam vajza juaj!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2020, 19:10

Shumë prej nesh janë prekur, e shpesh kemi derdhur edhe lot me rastet e dhimbshme të transmetuara në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” aty ku në mes të territ, të varfrit gjejnë një shteg drite.

Padyshim që të gjithëve na ka mbetur në mendje një prej historive më të trishta, një nga rastet më të rënda të transmetuara ndonjëherë në ekranet shqiptare... Ku protagoniste ka qenë një 13-vjeçare nga Vlora, një vajzë e ëmbël, tejet e vuajtur e cila mbante mbi shpinë jo vetëm hallet e familjes... E vogla Dajana vuante nga një masë e stërmadhe tumorale dhe skolioza.

Të vetmin që mund të kujdeseshin për të ishin gjyshi dhe gjyshja sepse prindërit nuk i kishte njohur kurrë. Ajo kishte nevojë të menjëhershme për operacion sepse çdo ditë që kalonte kthehej në rrezik për të, masa tumoriale që i ishte shfaqur kur ishte e vogël nuk lejonte rritjen e saj.

Gjyshja, shokët e klasës dhe mësuesja e saj kërkuan ndihmën e emisionit të shqiptarëve të cilët reaguan menjëherë. Vajza lutej të kishte një jetë normale si moshatarët e saj, dhe lutja shkoi në vesh të Elvis Naçit dhe u kthye në realitet.

Me bekimin e mirëbërësit të shqiptarëve, Dajana e vogël kreu një operacion që zgjati 6 orë, me një ekip me mjekë të huaj dhe shqiptarë dhe gjithçka shkoi me sukses.

Sot, ajo nuk i harron ata që i shpëtuan jetën dhe e quan veten bijë të tyre. Me një mesazh të gjatë tejet prekës që të ngroh zemrën, vogëlushja falenderon Elvisin dhe Sidritin dhe u premton atyre se një ditë do t’ua shpërblejë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit